Bayerni nuk llogaritë më në Tolisson, Juventusi vihet në aksion për francezin

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të Bayern Munich, Corentin Tolisso është në shitje.

Lojtari i ardhur nga Lyon në vitin 2017 për 41.5 milionë euro, nuk i ka arritur pritshmëritë në klubin bavarez, shkaku edhe i lëndimeve.

Nga viti 2017, Tolisso ka zhvilluar 63 ndeshje me Bayern Munich, duke shënuar 14 gola.

Sipas Bild, lojtari nuk konsiderohet më si pjesë e projektit, pasi edhe paga e tij është e lartë, duke marr 7 milionë euro në sezon.

Juventusi është kthyer në garë për lojtarin pasi ka qenë edhe më parë i interesuar, transmeton telegrafi.

Bianconerët do të tentojnë ta marrin lojtarin në verë duke përfituar edhe nga marrëdhëniet e mira me klubin e Bayernit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme