David Alaba nuk është në planet e Bayern Muenchenit, pasi ekipi gjerman është i gatshëm të dëgjojë ofertat e ekipeve tjera për shërbimet e tij.
Mediumet gjermane kanë raportuar të premten se Bayerni po shpreson të marrë një ofertë prej 50 milionë euro për Alaban, me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Alaba 27-vjeçar, është pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kur u transferua nga Hoffenheimi si dhe është reprezentues i Austrisë. Interesim për shërbimet e Alabas kanë treguar ekipet si Liverpool, Manchester United, Manchester City e PSG.