Bayern Munich është duke rivalizuar Barcelonën për mesfushorin e PSG-së, Marco Verrattin.
Mediet e huaja raportojnë se “Bavarezët” janë duke përgatitur një ofertë joshëse për italianin në vlerë 55 milionë euro.
Verratti kërkohet edhe nga Barcelona, e cila është gati t’i investojë rreth 100 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Italisë.
Duket se kjo verë do të jetë e “nxehtë” për Verrattin, i cili gjatë kësaj verë mund të bëhet më klub të ri.