Humbja 3-0 nga PSG nuk është kapërdirë nga drejtuesit e Bayernit të Munichut dhe ata e kanë shkarkuar sot trajnerin Carlo Ancelotti.
Vendimi për 58-vjeçarin është marrë pas një mbledhje të drejtuesve të klubit, të cilët analizuan situatën në të cilën ndodhet klubi.
Mediet gjermane raportojnë se zëvendësuesi i Ancelottit në stolin e skuadrës gjermane pritet të jetë trajneri aktual i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Si zëvendësues të Ancelottit në sezonin 2018-2019, Bayernit i nevojitet një personalitet që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën”, shkruan “Bild”.
Ndërkaq, trajneri i përkohshëm i ekipit deri në emërimin e “timonierit” të ri do të jetë Willy Sagnol.