BB: Qeveria e ardhshme të kujdeset për financat publike

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 17:24 | Nga

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, sot në Trieste ka zhvilluar një takim me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller.

Gjatë takimit është diskutuar për të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik si rezultat i reformave fiskale dhe qeverisjes së fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri Mustafa ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se edhe më tutje Kosova do ta ketë përkrahjen e tyre në avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor.

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, tha se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa duke vlerësuar vendimet e marra në të mirë të zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai ka shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme