BBC me reportazh për shkollat-shtëpi të Kosovës në vitet e ‘90ta

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 1990 në Kosovë, një gjeneratë e shqiptarëve ndiqnin mësimet nëpër shtëpi private.

Kur regjimi nacionalist serb i Slobodan Millosheviqit me forcë i largoi nga shkollat dhe universitetet, shqiptarët e Kosovës vazhduan shkollimin nëpër shtëpi të improvizuara, si në banesa, papafingo dhe bodrume.

Reagimi spontan i përjashtimit etnik shumë shpejt evuloi në një sistem arsimor mbarëkombëtar që do të zgjaste për pjesën më të madhe të dekadës.

Ish-nxënëset e shkollave-shtëpi, Linda Gusia dhe Drita Halimi treguan këtë pjesë të historisë së shqiptarëve të Kosovës për gazetarin e BBC-së, Jack Butcher.

Në linkun e mëposhtëm mund të dëgjoni audioreportazhin e Butcher:

https://www.bbc.co.uk/sounds/play/w3ct3c6q?partner=uk.co.bbc&origin=share-mobile

Të ngjashme