BBC në serbisht: AKS-ja, pse jo sipas modelit të komunave serbe në Kroaci

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 13:47 | Nga

A mundet Këshilli i Përbashkët i Komunave serbe, i cili tash e dy decenie ekziston në Kroaci, të jetë model për formimin e AKS-së, pyet portali BBC në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Emri i ngjashëm, funksionet të ngjashme, në kushte të ngjashme, Këshilli i Përbashkët i Komunave (Zajedničko veće opština – ZVO), i cili tubon komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë, është njëri nga modelet se si dot të dukej Asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

Ky trup u krijua pas përfundimit të konflikteve të luftës në Sllavoninë Lindore është i futur në Marrëveshjen Erdutit me dokumentin me të cilin është konfirmuare ri integrim i paqësor i rajoneve që i kontrollonin serbët nën autoritetin e Zagrebit.

Edha 23 vjet pas nënshkrimit ë kësaj marrëveshje, ende po kërkohet fjala më e mirë për ta përshkruar emrin Këshill.

“ZVO mund të jetë shoqatë qytetarësh të cilën, sipas ligjit kroat, mund ta formojë kushdo nga tre persona – ajo formohet në bazë të dokumenteve ndërkombëtare çfarë ka qenë Marrëveshja e Erdutit dhe vendimit të Qeverisë së Kroacisë. Nuk jemi as njësi territoriale. Jemi diçka ndërmjet dhe për këtë arsye kërkojmë të statusi ynë të përcaktohet”, ka thënë për BBC kryetari i ZVO-së Sërgjan Jeremiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme