Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania” do të startojë së shpejti, ku konkurentët do të “luftojnë” në garën për të fituar çmimin e madh.
Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë zëra se ky reality show do të fillojë javën e fundit të dhjetorit, megjithëse një lajm i tillë ende nuk është konfimuar.
Nga ana tjetër ka disa javë që në rrjet po përfliten emrat e disa personazheve të njohura që po aludohet se do të jenë konkurëntët e këtij spektakli, ku ndër ta janë, Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku, Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi, i cili gjatë një interviste nuk e mohoi zërat për pjesëmarrjen e tij në “BBV”.
Dhe midis shumë aludimesh në rrjet se këtë sezon të ri të “Big Brother Vip” nuk do ta moderonte Arbana Osmani, duket se një përgjigje e dha edhe për këtë.
Ndërsa shpjegonte punën e saj gjatë muajve të fundit, për një sipërmarrje të re që pritet të marrë jetë së shpejti, ajo duket se iu mbylli gojën të gjithë zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i “BBV3”.
Përmes një statusi të fundit në Instagram ajo thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.
“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”– e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga Top Channel.
Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga moderatorja e cila hoqi nga Instagrami Ledion Liçon, çfarë u interpretua se ajo është hakmarrë në këtë formë, pasi ky i fundit ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.
Bora Zemani gjithashtu u përfol se mund të jetë një ndër pretendentet për të prezantuar “Big Brother Vip 3”, si pasojë e karrierës së saj të suksesshme si moderatore e “Përputhen” dhe tashmë së bashku me Eno Popin prezantuese e “Dancing with the Stars”.