Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, ndërsa ekipi i produksionit po punon në përzgjedhjen e banorëve që do të bëhen pjesë e sezonit të ri.
Moderatori Alaudin Hamiti ka lënë të kuptohet se emrat dhe profilet që po shqyrtohen deri tani premtojnë një kast interesant dhe të larmishëm.
Ndërkohë, së fundmi është zbuluar edhe detaji i parë konkret lidhur me një prej profileve që mund të bëhen pjesë e BBVK 5.
I pyetur nga një ndjekës që të tregonte vetëm një banor ose një karakter që pritet të hyjë këtë sezon në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Hamiti u përgjigj shkurt: “Në rregull… zhigolo”.
Pa zbuluar identitetin e personit, moderatori la të kuptohet se një prej profileve të edicionit të pestë do të jetë pikërisht një zhigolo, duke shtuar kuriozitetin për kastin që po përgatitet.
