BDI-ja nuk është në garë me Albin Kurtin

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 12:46 | Nga Astrit Gashi

Kujt po i shërben media shqiptare? BDI është në garë me VMRO-DPMNE dhe LSDM-në dhe jo me Albin Kurtin!

Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani janë dy politikanët më meritorë për të gjitha të arriturat e Maqedonisë se Veriut. Kjo është një e vertetë të cilën e dinë të gjithë.

Tash në prag të fushatës elektorale disa njerzë në BDI ka filluar të shfaqë armiq imagjinarë, si Albin Kurtin dhe opozitën Vlen. E në fakt VMRO-DPMNE dhe aleatet e saj janë kundërshtarët realë.

Por si duket BDI-ja ende nuk e ka kaluar krizën kur deputetë, kryetarë komunash, kryetarë degësh e nëndegësh, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë partiakë ngrenë zërin e tyre për një reformë në parti. Këto probleme pësuan me disa largime që si duket e ka goditur subjektin më të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti garën politike e ka me VMRO/DPMNE dhe LSDM-në e cila e shfrytëzoi për arritur qëllimet e veta politike.

E gjithë fushata duhet të përqendrohet që të marrim votat e bashkësive të tjera etnike dhe jo ne debate të kota të gazetarëve nga Kosova e Shqipëria të cilët nuk e njohin sistemin politik ne vend duke mos ditur dhe gjerat me elementare se në sa zona zgjedhore ndahet vendi. Të cilët për hire të së vërtetës po i bejnë anti fushatë. Plaku e din mirë së armiku i djeshëm nuk bëhet mik brenda natës.

Debate kunder njeri tjetrit vetëm sa e përçajnë edhe me shumë votën shqiptare e cila duhet të unifikohet për të dërguar kandidatin shqiptar në raundin e dytë.

Ali Ahmeti ka arritur që të realizojë të përparimin e të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin sukses i ka rezervuar vetes së tij një vend në librat e historisë për të cilin do të lexojnë brezat që vijnë.

Fronti Europian behet me Aleancën për Shqiptaret e udhehequr nga Zijadin Sela së cilës duhet të i ofrohen 4-5 vende në listen e Frontit Europian. Secila ditë e humbur në formimin e bërthamës së ketij fronti pro Europë është një humbje për ketë formacion politik që duhet të përkrahet nga të gjithë.

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po i bën një shërbim të mirë BDI-së duke kritikuar gazetarët shqiptarë të cilët për hirë të së vërtetës nuk janë dhe nuk kanë qene asnjëherë përkrahës se vijës së Ali Ahmetit.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, njëherësh ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në secilën paraqitje kritikon ministrat e BDI-së të cilët i akuzon së kanë luajtur futboll në zyrat e tyre. Ani pse Bujar Osmani ishte ministri më i suksesshme në qeverinë e tij. Prandaj duhet që me fakte të demaskohet ky gënjeshtar!

E gjithë fushata duhet të përqendrohet se si të mposhtet blloku anti europe VMRO – DPMNE-së, ne krye me Hristijan Mickoskin dhe aleatëve të tyre pro rus të cilët nuk duhet lejuar marrin shumicën parlamentare.

Blloku i të gjitha partive shqiptare në asnjë mënyre nuk duhet që të bashkëpunojnë dhe të hyje ne qeveri me partitë antieuropine!

Votuesit në Maqedoninë e Veriut i kanë dy opsione Europë ose Rusi.
Prandaj e gjithë fushata duhet të bëhet kundër aleatëve të Putinit të cilët duhet luftuar në të gjitha mënyrat.

Voto vlerat, mos mbështet ata që të vrasin lirinë tënde.

Të ngjashme