Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse KMOP, lansuan sot në Prishtinë thirrjen për propozime për përfshirjen sociale dhe riintegrimin ekonomik të viktimave të trafikimit.
Grantet do të ofrohen për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të projektit të BE-së “Të lëvizim përpara: Promovimi i efikasitetit dhe efektivitetit më të madh në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë”, financuar nga BE-ja dhe implementuar nga Organizata Joqeveritare KMOP nga Greqia.
Qëllimi i përgjithshëm i thirrjes për propozime është të rrisë gamën dhe cilësinë e kujdesit social dhe shërbimeve të mbrojtjes për viktimat e trafikimit në mënyrë të qëndrueshme, me theks në përfshirjen sociale dhe riintegrimin e tyre, raporton Ekonomia Online.
Thirrja për Propozime është ndarë në dy grupe, në grante që do të mundësojnë riintegrimit/përfshirjen e viktimave në jetën e përditshme sociale, si dhe grante që do të mundësojnë pavarësimit (vetë-qëndrueshmërisë) e vitkimave.
Antigona Dajakaj nga KMOP, tha se ky projekt ka për qëllim ngritjen dhe aftësimin e institucioneve të Kosovës për të zbatuar përpjekjet anti trafikim me qenie njerëzore.
“ Projekti është në kuadër të programit IPA 2, dhe ka filluar të implementohet në janar të vitit 2017. Ky projekt do të zgjat deri më 17 janar të vitit 2020, dhe si qëllim kryesor e ka ngritjen dhe aftësimin e insitucioneve të Kosovës për të koordinuar më mirë në mënyrë më efektive dhe për të zbatuar përpjekjet anti trafikim me qenie njerëzore në përputhje me praktikat më të mira që janë në bazë të ligjeve të BE-së dhe prioritetet që Kosova i ka në këtë fushë”, ka thënë Dajakaj.
Ajo tha se ndarja e granteve do të bëhet në dy grupe, grupi i parë përfshinë 5000 mijë euro deri në 30 mijë euro, ndërsa grupi i dytë përfshin grantet 5000-10 mijë euro.
“ Grupi i parë që përfshin grantet për të ju përgjigjur më mirë nevojave të riintegrimit dhe përfshirjes së viktimave të trafikimit, por edhe atyre që janë potenciale në jetën e përditshme. Grantet përfshijnë grupin e parë nga 5000-30 mijë euro për një grant, dhe në total janë të planifikuara rreth 100 mijë euro, ndërsa për grupin e dytë shuma minimale për aplikim është 5000 euro dhe maximale 10 mijë euro”, shtoi Dajakaj.
Për tu kualifikuar, organizatat duhet janë të regjistruara në Kosovë, të janë jo-fitimprurëse, të kenë së paku 3 vjet përvojë në ofrimin e shërbimeve për viktimat e trafikimit, duke përfshirë rehabilitimin dhe riintegrimin, dhe të jenë ofrues të shërbimeve sociale.
Projekti do të ofrojë ndihmë në rritjen e efikasitetit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë duke rritur aftësinë e institucioneve të Kosovës për të koordinuar dhe zbatuar në mënyrë efektive të gjitha përpjekjet anti-trafikim, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së dhe prioritetet e përgjithshme të zhvillimit të Kosovës.
Ndërsa Libor Chlad, nga zyra e BE-së, tha se Unioni Evropian mbështet Kosovën në luftimin e trafikimit pasi që ky projekt është vazhdim i projektit të parë.
Ai tha se trafikimi i qenieve njerëzore është dëmtues për viktimën si dhe është formë e përfitimit të krimit të organizuar.
“Tashmë është e ditur që Unioni Europian ka qenë dukë e mbështetur Kosovën në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ky projekt është vazhdim i projektit të parë dhe ky i dyti pesim më qenë edhe më suksesshëm se i pari”, ka thënë Chlad.
“Trafikimi është shumë i keq për disa arsye, e para është shumë i keq për viktimën, është shumë dëmtuarës për viktimën, e dyta është së është një formë ë përfitmit të krimit të organizuar, kjo mund të kaloj në forma tjera si më prostitucion , shfrytëzim ,por më e rëndësishme është që e dëmton viktimën duke e shndërruar në mjet të përfitimit dukë i zhvlerësuar vlerat njerëzore”, shtoi Chlad.