Bashkimi Evropian në zi për Sassolin, flamujt vendosen në gjysmështizë

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka vendosur flamujt në gjysmështizë, në nderim të presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Sassoli ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 65 vjeçare.

Sassoli, ka qenë president i parlamentit me 705 vende që nga viti 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe ai nuk pritej të kërkonte një të dytë, sipas Reuters.

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme