Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë për media, ku ka theksuar se procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt the të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm.
“Ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim i parregullsisë, i vërtetë ose i perceptuar”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.
Më tej në deklaratë thuhet se “ne u bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga emërimet e ndonjë noteri pasi besojmë fuqimisht se vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re”.
Deklarata e plotë:
Bashkimi Evropian është një mbështetës i palëkundur i Profesioneve të Lira Ligjore në Kosovë dhe në këtë drejtim ka mbështetur autoritetet lokale dhe këto profesione drejtpërdrejt për t’i forcuar ato në lidhje me numrin dhe statusin e tyre. Kjo gjithashtu përfshin noterët si ata që garantojnë një kontratë të ligjshme dhe të sigurt dhe parandalojnë mashtrime dokumentare. Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt dhe të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm. Prandaj, ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim i parregullsisë, i vërtetë ose i perceptuar. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga emërimet e ndonjë noteri pasi besojmë fuqimisht se vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re.
STATEMENT BY THE EU OFFICE/EUSR
The European Union is a steadfast supporter of the Free Legal Professions in Kosovo and in this regard has supported the local authorities and these professions directly to strengthen them in terms of their number and status. This also includes the notaries as those who guarantee a lawful and safe legal contracting and prevent documentary fraud. The regular and lawful selection and appointment process of the notaries is essential to foster the trust that the society vests upon the individuals who play this responsible role. This process must therefore be free from any allegations of irregularity, either true or perceived. We call on the outgoing authorities of Kosovo to refrain from appointments of any notaries as we strongly believe the decision in this regard should be left to the new government.