Ndalesa e Presidentit amerikan Donald Trump, për udhëtimet nga Europa për në SHBA, për shkak të Coronavirusit, është pritur me zemërim dhe konfuzion nga drejtuesit e Bashkimit Europian.
Ata kanë akuzuar Presidnetin Donald Trump për marrje të vendimit pa konsultim, njofton Klan Kosova.
Pandemia e Covid-19 është një “krizë globale”, thanë presidentët e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.
Ajo “kërkon bashkëpunim dhe jo veprim të njëanshëm”, thanë ata.
Ndalimi do të hyjë në fuqi mesnatën e së premtës.
Vendimi prek vetëm vendet që janë anëtare të zonës së udhëtimit pa kufij të Shengenit dhe nuk prekin qytetarët e SHBA-së, Britaninë e Madhe ose Irlandën.