BE-ja dhe Britania sanksionojnë disa zyrtarë rusë për helmimin e Navalny

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë rusë të cilët bashkëpunojnë me presidentin Vlardimir Putin.

Këto sanksione vijnë si kundërpërgjigje për helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, në gusht të këtij viti, shkruan Reuters.

Të shtyrë nga Franca dhe Gjermania, BE dhe Britania e Madhe kanë targetuar gjashtë zyrtarë rusë dhe një qendër kërkimore shkencore, e cila po akuzohet për posedim të agjentit nervor.

“Ne evropianët mbetemi të përkushtuar në luftën kundër armëve kimike”, ka thënë Presidenti francez, Emmanuel Macron, para gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme