Komisioni Evropian ka thënë se pret të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe në botë të furnizimit me vaksina brenda ditësh, duke blerë deri në 1.8 miliardë doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, për disa vitet e ardhshme, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Duke folur gjatë një vizite në fabrikën e vaksinave të Pfizerit në Puurs, Belgjikë, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit, ka thënë se vaksinat Pfizer/BioNTech do të dorëzohen gjatë viteve 2021-2023.
Marrëveshja do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar gjithë popullatën prej 450 milionë njerëzve të BE-së brenda dy viteve.
Kjo është kontrata e tretë e rënë dakord nga BE-ja me dy kompanitë farmaceutike, të cilat tashmë kanë rënë dakord të furnizojnë vendet evropiane me 600 milionë doza, përmes dy kontratave të mëparshme.