BE-ja e gatshme ta ndihmojë reformën zgjedhore, Szunyog thotë se presin rezultate gjithëpërfshirëse

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 15:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog, do të mbajnë një konferencë për medie kanë prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve e viti 2021, raporton Ekonomia Online.

Mandl tha se tha se është moment i duhur që Kosova të merr parasysh rekomandimet e BE sa p.

Ai ka shtuar se rekomandimet fokusohen në regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, reklamat në platforma online etj.

Ai tha se do të kontribuojnë në reformën zgjedhore, për këtë edhe janë takuar me përfaqësus të institucioneve e shoqërinë civile.

“Vizita ime në Prishtinë në mënyrë specifike ka të bëjë me misionin vëzhgues të zgjedhjeve nga viti 2021. Zyra e BE është gjithmonë këtu që të përcjellë rekomandime për zgjedhje komunale. Qëllim është të raportojë për rekomandimet që janë implementuar për reformën e zgjedhje”.

“Misioni i kontribuon dialogut në reforma zgjedhore. Ky mision është takuar me përfaqësues nga Kuvendi e parti politike, me KQZ, organizata nga shoqëria civile. Misioni ofron vlerësim gjithëpërfshirës dhe të pavarur. BE i monitoron nga afër proceset. Kemi vëzhguar të gjitha zgjedhjet dhe nuk ka përparim për zbatimin e rekomandimeve”.

“Duhet që është moment i duhur që Kosova të merr parasysh rekomandimet e BE. Misioni ka propozuar 23 rekomandime. Rekomandimet fokusohen në regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, reklamimet në platforma online. Ne do të dalim me raport ky do të përmendim rekomandimet nga misionet e mëhershme”.

Shefi i Zyrës së BE, Tomas Szunyog, tha se presin rezultate gjithëpërfshirëse sa i përket reformës zgjedhore, duke e quajtur vendim të duhur miratimin e Ligjit për financimin e partive politike, raporton EO.

Ai ka sqaruar se do të monitorojnë zgjedhjet në veri.

“Me këtë mision pasues të zgjedhjeve BE ka vëzhguar zgjedhjet nga vitit 2013 dhe ka dalë me rekomandime se si të përmirësohej procesi zgjedhor”.

“Ne kemi ndihmuar themelimin e Komisionit për reformë zgjedhore dhe pres vendimin për ta themeluar këtë komision Ad-hoc. Dëshirojmë të shohim rezultate gjithëpërfshirëse. Një hap i madh është arritur këtë verë me miratimin e Ligjit për financimin e partive politike. Zyra e BE vazhdon të mbështes komisionin dhe reformën”.

“Ne po monitorojmë përgatitjet e zgjedhjeve të shpallura. Ne nuk do të jemi në gjendje të angazhojmë mision të vëzhgimit për ato zgjedhje, por jemi në diskutim me Brukselin se çfarë do të bëjmë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme