BE-ja e konfirmon: Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit, më 18 mars në Ohër

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të mbajë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Nikola Gaon, i cili ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, transmeton Zeri.info.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme