BE-ja e shqetësuar për parregullsitë në zgjedhjet e Serbisë

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka dalë me një përfundim për zgjedhjet e mbajtura në Serbi në dielën e shkuar, duke thënë se është e shqetësuar për parregullsitë.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një komunikatë të përbashkët kanë thënë se në bazë të gjetjeve procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme.

“Ne marrim parasysh gjetjet dhe konkluzionet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë të 17 dhjetorit. Në dritën e këtyre gjetjeve dhe përfundimeve paraprake, konkludojmë me shqetësim se procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme, pasi funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të pranimit të Serbisë në BE”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BE-ja.

“Ne gjithashtu presim që raportet e besueshme të parregullsive të ndiqen në mënyrë transparente nga autoritetet kompetente kombëtare. Këtu përfshihen edhe akuzat lidhur me zgjedhjet lokale në Beograd dhe komuna të tjera”.

BE-ja i ka bërë thirrje lidershipit politik serb që të sigurojë një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në të gjithë spektrin politik.

Të ngjashme