Buxheti europian parashikon një samit prej 30 milionë eurosh për valën e parë të programit të Universiteteve Europiane që do të fillojë në vitin 2019, njoftoi Komisioni Europian, duke hapur thirrjet për projekte.
Programi pilot do të mbështesë gjashtë aleanca që janë gati të futen në këtë eksperiencë.
Në maj, ministrat e Arsimit të 28 shteteve të BE-së kishin rënë dakord për të ngritur këtë rrjet institucionesh që mundësojnë të marrësh një diplomë duke kombinuar studime në shumë shtete anëtare.
Kjo ide bënte pjesë në propozimet e Presidentit francez, Emmanuel Macron për të rikthyer besimin tek BE-ja, që u mbështet nga 28 shtetet anëtare gjatë samitit të Goteborgut në vitin 2017.