BE-ja kërkon urgjent një emisar special për Ballkanin, përmendet Lajçaku

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Europian po kërkon me urgjencë një person të përshtatshëm për funksionin e ri të të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ndërsa emri më i përfolur për këtë funksion është ai i shefit diplomatik të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, raportojnë agjencitë perëndimore.

Sipas komenteve, qëllimi i BE-së është mbi të gjitha amortizimi i ndikimit të SHBA në rajon. Lajçak konsiderohet i preferuari i Beogradit. Ai konsiderohet njohës i mirë i rrethana, e po ashtu edhe politikan me përvojë. Ai ka ushtruar funksione me rëndësi në rajon dhe e flet serbishten sikur ta kishte gjuhë të mëmës.

Bëhet e ditur se javën që e lamë ai kishte një takim larg syve të opinionit me shefin e ardhshëm të diplomacisë europiane, spanjollin Josep Borrell Fontelles.

“SHBA ka dy përfaqësues për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ne asnjë. Prandaj i kemi punët kështu”, citojnë mediat e Beogradit Borrellin t’i ketë thënë Lajçakut, duke përmendur largimin e rajonit nga BE-ja, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme