BE-ja merr parasysh kërkesat e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për vaksinat Covid-19

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, kanë nisur letër drejt Bashkimit Europian, për bashkëpunim në sigurimin e mëtejmë të vaksinave anti COVID-19.

Kryetarja e kësaj federate, Aurora Meta-Dollenberg, ka konfirmuar për Klan Kosovën, se nga Bashkimi Europian iu është kthyer përgjigjie lidhur me letrën e tyre, ku potencohet se janë parasysh kërkesat për bashkëpunim në programet e vaksinimit kundër COVID-19.

”Ne kemi marrë parasysh përmbajtjen e letrës tuaj të hapur dhe kemi ndarë atë me anëtarët kompetentë të Kolegjit dhe Shërbimeve”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e BE-së drejt Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.

”Presidentja von der Leyen dëshiron të ju falënderojë, dhe bashkëshoqëruesit tuaj, për letrën tuaj të hapur, në emër të Federatës Mjekësore Shqiptare për Evropën, në lidhje me bashkëpunimin e BE për programet e vaksinimit COVID-19 në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe duke kërkuar me mirësi një takim me presidenten për të diskutuar këtë çështje më tej.

Ne kemi marrë parasysh përmbajtjen e letrës tuaj të hapur dhe e kemi ndarë atë me anëtarët kompetentë të Kolegjit dhe shërbimeve.

Pavarësisht angazhimit të Presidentit për solidaritetin e vaksinave, i cili ka qenë me rëndësi të vazhdueshme për Komisionin – BE dhe Shtetet Anëtare të saj janë ndër kontribuesit më të mëdhenj të COVAX, për fat të keq ajo nuk është në gjendje të japë një përgjigje pozitive për kërkesën tuaj për një takim për shkak të kufizimeve të axhendës së saj të zënë gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.

Mund ta shfrytëzoj këtë rast për t’ju shprehur urimet e mia më të mira”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme