BE-ja mirëpret miratimin e Ligjit për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

E-ja në Kosovë mirëpret miratimin e Ligjit për dhunën në familje, dhunën me bazë gjinore dhe dhunën ndaj grave nga Kuvendi i Kosovës më 21 shtator.

Sipas Zyrës së BE-së, ky është një hap përpara drejt një sistemi më efikas për parandalimin e dhunës së tillë dhe mbrojtjen e të mbijetuarve .

“Ai parashikon përgjegjësi dhe masa mbrojtëse të përforcuara institucionale, siç parashikohet në Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së.

“Është thelbësore për Kosovën që tani të zbatojë me shpejtësi ligjin në përputhje me Kodin Penal, Konventën e Stambollit dhe legjislacionin e BE-së. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të ndajnë burimet e nevojshme dhe të garantojnë një proces gjithëpërfshirës të konsultimeve publike për hartimin e akteve nënligjore, duke përfshirë siç duhet organizatat e shoqërisë civile”, thuhet tutje.

BE-ja në Kosovë rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur Kosovën në zbatimin e ligjit.

Të ngjashme