Rehabilitimi dhe përmirësimi i 34 kilometrave të hekurudhës Fushë-Kosovës-Mitrovicës ka filluar të hënën në një ceremoni solemne ku morën pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Punimet do të kryhet për 15 muajt e ardhshëm në vlerë prej është 68 milionë euro, nga të cilat BE-ja siguron 27 milionë përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe 41 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Bankës Evropiane të Investimeve
Szunyog me këtë rast tha se tha se ndihet mirë që këtë fundvit po fillojë punimet në këtë linjë të hekurudhës.
Sipas tij, rehabilitimi i saj kontribuon në lidhjen e transportit të Kosovës dhe ndihmon rritjen ekonomike e krijimin e vendeve të punës duke mundësuar integrimin në tregun rajonal dhe të BE-së.
“Kam kënaqësinë të shoh punë të mira për Kosovën për këtë fundvit. Po fillojmë të rehabilitojmë dhe përmirësojmë seksionin e dytë të Linjës hekurudhore 10 në Kosovë, e cila është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian dhe lidh Kosovën me rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës”.
“Kjo linjë është e rëndësishme pasi kontribuon në lidhjen e transportit të Kosovës që çon në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës duke e ndihmuar integrimin në tregun rajonal dhe të BE-së”.
Kurti tha se rehabilitimini kësaj hekurudhe i paraprin zhvillimit ekonomik, si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe Evropën.
Sipas tij, me këtë investim Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian.
“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë”.
“Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h, e po kaq e rëndësishme kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit. Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”, tha Kurti.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se do ta mbështesin Infraksoin në përmirësimin e infrastrukturës edhe me projekte të tjera.
“Transportimi i mallrave dhe njerëzve i ndihmon Inrakosit që të ndihmojë zhvillimin ekonomik”.
“Ne këtë me menxhimi i ndërmarrjes do të jetë më i madh dhe si Ministre e Ekonomisë do të mbështesim edhe projekte të tjera”.
Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, e quajti tejet të rëndësishme këtë linjë, ngase sipas tij, mundëson lidhjen me korridorin 10.
“Kjo linjë është e rëndësishme sepse lidh korridorin 10, kyqen në korridorin 10 dhe Kosovës ia siguron mundësit e kyçjes në porte që janë porti i Selanikut i Pereut, përmes korridorit 10 dhe më pastaj përmes Kosovës këto linja këto mundësi janë të komunikimit drejtë Bashkimit Evropian dhe që natyrisht do të duhet të pasohen edhe me rehabilitim të gjitha hekurudhave në vendin tonë”.
Uran Mulaj, kryeshef ekzekutiv i Inafrakos-it, tha se ky projekt do t’i mundësojë Kosovës të ketë infrastrukturë më të mirë hekurudhore.
“Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës si aset shtetëror është njëri ndër shtyllat më të fuqishme ekonomike të vendit, e cila me këtë projekt do të arrijë të ngritet në cilësia dhe siguria duke i përmbushur të gjitha kërkesat teknike që kërkohen në rrjetin hekurudhor Evropian. Duke bërë pra infrastrukturë moderne e cila do të kushtet cilësore të sigurta operatorëve transportues hekurudhore për transportin e mallrave dhe të udhëtarëve, si transport më i sigurt i lirë, komod dhe ekologjikë”.
“Me këtë projekt sfidojmë që përveç rehabilitimit e trasesë edhe kasetave tjera përcjellëse si platformën për udhëtarë, platformën re për mallra në Mitrovicë, urat, lëshesat kryqëzimet në nivel në të cilat do të arrihet siguri më të qëndrueshme në kryqëzimet hekurudhë- rrugë”.
Rehabilitimi përfshin zëvendësimin e kthesave të vjetër, shinave dhe pragjeve të trenit, si dhe rinovimin e tuneleve dhe urave.
Linja hekurudhore 10 që shkon nga Maqedonia e Veriut, mbi Kosovë dhe në Serbi është 256 kilometra e gjatë; ku 148 kilometra janë në Kosovë.
Me investimin e ri prej 27 milionë euro, kontributi i drejtpërdrejtë i BE-së në përmirësimin e hekurudhave në Kosovë ka arritur vlerën prej 91 milionë, ndërsa BERZH-i dhe BEI po investojnë bashkërisht në të njëjtën shumë.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuar Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu,
E nderuar Ministre e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,
I nderuar shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog,
I nderuar ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Infrakos, z. Uran Mulaj,
I nderuar zëvendësambasador i Republikës së Italisë në Kosovë,
Zëvendësministër Durmishi,
Të nderuar drejtorë të bordit të përkohshëm të ndërmarrjes Infrakos,
Të dashur punëtorë të hekurudhës,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar pjesëmarrës,
Jam i lumtur që jam bashkë sot me juve këtu për të përuruar punimet e këtij projekti me rëndësi të veçantë për vendin tonë. Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën.
Kjo linjë, pra Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, përfundon më pas në Selanik të Greqisë.
Qytetarët e Kosovës, ne e dimë që shfrytëzojnë relativisht pak trenin si mjet transporti. Kjo edhe për faktin se rrjeti hekurudhor nuk e mbulon të gjithë shtetin, por edhe për shkak të rrjetit jo të mirë e të vjetruar. Që rrjeti hekurudhor të jetë në shërbim të lëvizjes së qytetarëve të vendit, jemi duke e bërë tash rehabilitimin e linjës së 10-të. Përmes ndihmës së konsiderueshme të Bashkimit Evropian, që i përshkon e i lidhë shtatë shtete, përfshirë edhe Republikën e Kosovës ne mendojmë të realizojmë këtë. Ky projekt buron nga agjenda e Berlinit, përkatësisht nga takimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor i udhëhequr atëbotë prej ish- kancelares gjermane Angela Merkel, që sot e dita ditës po jetësohet, udhëhequr nga kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili së fundmi, para një muaj e gjysmë e mundësoi dhe e organizoi nënshkrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për tri marrëveshje që i japin hov tregut të përbashkët rajonal.
Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian.
Pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.
Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik jemi duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, kemi themeluar Gjykatën Komerciale, si dhe po angazhohemi për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit të të bërit biznes në vendin tonë.
Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Jemi renditur të parët në Ballkan e të dytët në rajonin e Evropës Lindore, ende të pa inkuadruar në Bashkim Evropian, dhe të Azisë Qendrore për sundim të ligjit, sipas World Justice Project 2021 i cili bën matjen e perceptimit të popullatës dhe profesionistëve ligjorë se sa funksional është ligji në atë shtet. Janë tetë karakteristika dhe ne kemi dalë të parët në Ballkan dhe të dytit në këtë rajonin e madh të Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore. E gjithashtu jemi të dytit dhe sa i përket sundimit të ligjit në mbarë botën. Po ashtu jemi ngritur për 17 vende në indeksin e Transparency International për luftimin e korrupsionit, përkatësisht për perceptimin e korrupsionit në sektorin publik. Edhe 17 vende njësoj jemi ngritur sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa kufi.
Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim ekonomik.
Të nderuar të pranishëm,
Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejt. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit. Përndryshe, transporti hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër.
Realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të Linjës së 10-të Hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024/2025.
Kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian. I jemi mirënjohës Bashkimit Evropian dhe në veçanti Komisionit Evropian për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.
Ju falemnderit!