BE-ja shqyrton rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Afërsisht 13 mijë njerëz janë vrarë në pesë vjet duke luftuar në kufirin në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Konflikti vë përballë forcat qeveritare kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Sot ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen në Bruksel për të diskutuar rritjen e sanksioneve kundër Moskës, shkruan Euronews.

Ukrainasit e shohin Rusinë si mbështetëse të lëvizjes separatiste.

Oficeri ushtarak ukrainas, Dmitri Kebtz ka thënë: “Është vendi im. Është toka ime. Është imja. Kam lindur këtu”.

Përveç kësaj deputeti nga ky vend, Mustafa Nayyem, ka pohuar se: “Rusia nuk është gati që ta pranojë Ukrainën si shtet të pavarur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme