Bashkimi Evropian bie dakord që Miroslav Lajçak të jetë Përfaqësues i Posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi.
Ai është emëruar edhe si përfaqësues i çështjeve të tjera në rajonin e Ballkanit.
Lajçak është Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Bisedimet Kosovë-Serbi janë ndërprerë që nga vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve serbe.