Lajçak thyen “heshtjen” pas takimeve me opozitën, tregon çfarë pajtueshmërie u arrit

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që ka pasur sot në Kosovë me krerët opozitarë të PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se ka dëgjuar me kënaqësi mirëkuptimin që ata kanë për rëndësinë e dialogut si dhe mbështetjen që ata i japin këtij procesi.

“Sot, Gabriel Escobar dhe unë u takuam me partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme