Demokracia Plus (D+) ka organizuar tryezën me temën “Financimi i subjekteve politike: Cili është modeli që duhet ndjekë Kosova?”.
Feliks Rathje, zyrtar për politika nga zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, tha se BE e kundërshton që zgjedhja e auditort të bëhet nga partitë politike.
Ai bëri thirrje që koncepti i hartuar nga zyra e kryeministrit për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politiket mos ngutet, raporton Ekonomia Online.
“Korniza ligjore dhe kushtetuese nuk e krijon një transparence siç nevojitet në Kosovë kështu zyra e kryeministrit ka bërë draftin për ndryshimin e ligjit, por ky proces nuk duhet të jetë i ngutur”.
“BE e kundërshton që partia politike të përzgjedh auditorin, këto auditime duhet të bëhen në mënyrë të pavarura pa ndikim politik. Raportet e auditimit duhet të jenë transparentë”.
Ai ka kërkuar që paritë të bëjnë publike menjëherë raportet financiare të fushatës së zgjedhjeve të fundit.
“Pas përfshirjes në agjendën në reformave evropiane disa prej partive i kanë publikuar disa raporte e informata mirëpo ende për tu bërë të jeni të qartë partitë duhet të bëjnë publikimin e financimit të zgjedhjeje të fundit dhe këtë duhet ta bëjnë menjëherë”.
“Presim me padurim të shohim punët e këtij procesi dhe raportin e auditorit nëse ka pas shkelje të ligjit. Kërkojmë nga të gjitha partitë që ti japin auditorëve qasje të plotë në të dhëna ashtu siç e kërkon ligji”.
Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjor nga Zyra e Kryeministrit tha se në kryeministri kanë hartuar një draft koncepti për ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike.
Ai tha se për tu hartuar ky draft koncept janë organizuar punëtori të ndryshme dhe është kërkuar ndihmë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Ilir Cacaj, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se e ligji në tërësi është i mirë mirëpo zbatimi i tij në praktikë është problem.
“Politikisht kjo çështje është shumë e rëndësishme në aspektin profesional ne kemi rekomanduar vazhdimisht ndryshime ligjore. Ligji për financimin e subjekteve politike është ndryshuar dy herë pir problemi që ndryshëm është që subjektet politike preken nga 10 ligje dhe rregulla ne kemi kërkuar që të konsolidohet ato të bëhet një ligj i cili i merr të gjitha ato të gjitha këto do të mund të ishin të konsoliduar në një ligj të vetëm dhe subjektet politike të dinë konsolidimet që i kanë ato. E dyta në tërësinë e vet ligji i tij nuk është i keq sa është problematike zbatimi i tij”.