Bashkimi Evropian (BE) është duke bërë rishikimi e mandatit të misionit EULEX-it. Ndonëse misionit më të madh të sundimit të ligjit të BE-së i përfundon zyrtarisht mandati në qershor të këtij viti ende nuk është marrë vendimi cili do të jetë epilogu në lidhje më këtë çështje.
Maja Kocijanqiç, zëdhënëse në e BE-së i ka thënë Ekonomia Online përmes postës elektronike se deri në qershor do të vendoset për të ardhmen e EULEX, duke mos dhënë më shumë detaje nesh mandati mund të vazhdohet edhe pas qershorit.
“Mandati i EULEX-it zgjat deri në qershor 2018 dhe vendimi për të ardhmen e tij do të merret deri atëherë”, ishte e shkurtë në përgjigje ajo.
Sipas Kocijanqiç mandati i EULEX nuk është i lidhur me punë e Gjykatës Speciale ndonëse u raportua se ky mision do të jetë në Kosovë edhe për 4 vjet duke e lidhur me fillimin e punës së gjykatës.
“EULEX-i ka luajtur rol administrativ gjatë themelimit të gjykatës. Dhomat e Specializuar dhe Prokurori Special janë plotësisht të pavarur në bazë të Ligjit të miratuar nga Parlamenti i Kosovës. Sipas Ligjit, Udhëheqësi i Misionit të EULEX-it ka rolin e një autoriteti emërues”.
Më tej ajo ka shtua se objektivat e EULEX-it kanë qenë që të të ndihmojnë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë kryesisht nëpërmjet monitorimit dhe këshillimit sidomos pas vitit 2016, raporton EO.
“Që nga qershori i vitit 2016, misioni është fokusuar të jap përgjegjësi vendësve. Të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale janë bërë nga autoritetet e Kosovës me kolegje gjyqësore të përbëra nga vendësit. Vetëm në raste të jashtëzakonshme caktohej një rast për një prokuror të EULEX-it ose një kolegj të përbërë nga një shumicë e gjyqtarëve të misionit”, sqaroi ajo.