BE: Me ekipin negociator vetëm konsultime, dialogu vazhdon me presidentët

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian e ka ftuar për konsultime në Bruksel ekipin negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, por, siç tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, bisedimet në nivelin e lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë.

“Zyra e Bashkimit Evropian për çështje të jashtme e ka ftuar delegacionin nga Kosova, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor, për konsultime në Bruksel, më 8 janar. Ekipi gjithashtu do të pritet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini”, tha Kocijançiçi për Radion Evropa e Lirë.

“Konsultimet janë një mundësi për të diskutuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që lehtësohet nga BE-ja. Dialogu në nivelin e lartë bëhet ndërmjet dy presidentëve dhe kjo nuk ndryshon”, shtoi Kocijançiçi për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëtuan të hënën për në Bruksel, ku të martën pritet të mbahet takimi me zyrtarët e BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme