Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka folur lidhur me referendumin e mbajtur në Serbi për ndryshimet kushtetuese, duke nderuar lartë atë që ka ndodhur dhe ka thënë se ndihet keq që ky referendum nuk është mbajtur në Kosovë.
Sipas Stanos, Bashkimi Europian ka qenë pro që të gjithë serbët me të drejtë vote t’u krijohet mundësia përmes mbledhjes së votave nga OSB-ja.
“Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë. Të gjithë serbëve te Kosovës me të drejtë vote, duhej t’ju ishte krijuar mundësia për të votuar përmes operacionit të mbledhjes së kutive të votimit të lehtësuar nga OSBE/ODHIR. Ne shprehim keqardhje që operacioni i mbledhjes së kutive të votimit nuk ndodhi. Këto operacione kanë ndodhur në të shkuarën dhe kjo është një praktikë që është vendosur dhe zhvilluar për një periudhë afatgjatë. Kjo ka ndodhur në 2012, 2014, 2016, 2017 dhe 2020. Ndaj, kjo është vërtet për të ardhur keq. Për t’a bërë këtë operacion të mundshëm duhej aprovimi i të dy palëve”, ka deklaruar Stano.
Sipas tij, edhe pse Bashkim Europian ka lehtësuar negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit përmes OSBE/ODHIR, në fund të fundit, i takon palëve që të negociojnë një marrëveshje mbi këtë.
Gjithashtu ai këtu i referohet zgjedhjeve të ardhshme në Serbi që mbahen në muajin prill.
“Edhe pse nuk ekziston një marrëveshje e tillë mbi organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovës në kuadrin e dialogut, ne presim që palët të fillojnë të negociojnë modalitetet e dakortësuara midis tyre, që do të lejonin serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe ne jemi të gatshëm që ta lehtësojmë këtë” është shprehur ai.
I pyetur, nëse BE do të nxiste palët që të negociojnë për mospërsëritjen e një skenari të tillë në zgjedhjet që do zhvillohen në 3 prill ne Serbi, Stano është përgjigjur se BE-ja dëshiron tê gjejë një zgjidhje para zgjedhjeve në prill, , shkruan lajmi.net.
“Por lidhur me modalitetet, datat, afatet kohore,ne preferojmë që ta mbajmë në nivelin e komunikimit diskret me partnerët tanë dhe të mos përçojmë mesazhe përmes medias” është shprehur Stano .Lidhur me shtyrjen e mundshme të dialogut, zëdhënësi Stano është shprehur se nuk është e vërtetë, që dialogu është shtyrë dhe ai vazhdon çdo ditë. “Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrel ka qenë interaktiv dhe mund të përmen këtu takimet interaktive që ai ka zhvilluar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Fakti, që nuk ka një takim në nivelin e liderëve nuk është një provë që dialogu është shtyrë. Kur kushtet të plotësohen, do të zhvillohet një raund midis kryenegociatorëve ose në rangun e liderëve” ka qartësuar Stano.