Të martën, më 22 shkurt, në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, e ka konfirmuar këtë në një përgjigje për REL.
“Takimi i ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel më 22 shkurt, mikpritës i të cilit do të jetë i dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Ky rund i takimeve do të shërbejë për të vazhduar diskutimet e lidhura me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.