Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në të cilën ka shkruar reagimin e saj pas dëmtimit të varrezave në Llapashticë të Poshtme, ku edhe pushon trupi i babait të saj.
“Po shkruaj e tronditur…Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë. Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë edhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi. Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional”, ka shkruar ajo.