Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është ndarë nga aktori dhe prezantuesi, Donald Veshaj, menjëherë pas përfundimit të edicionit të parë të Big Brother VIP.
Ajo nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këtë çështje, ndonëse nuk ka bërë asnjë paraqitje televizive.
Megjithatë, ajo mbrëmë ka qenë e pranishmë në “Netët e klipit shqiptar”, ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.
Këngëtarja tha se momentalisht është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi mes tjerash se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.
“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte”, tha Ramosaj.
“Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.
E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, 27-vjeçarja u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë. Nuk kam pasur kohë”.
Foto: Screenshot/Instagram
Bora dhe Donaldi ndërkaq u tha se janë ribashkuar, pasi u fotografuan së bashku në një event në Prishtinë