Pasditen e djeshme u mbajt “Variety Hitmakers Brunch 2018”, në West Hollywood, ku ishte e ftuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Ajo në këtë mbrëmje u nderua me çmimin “Kompozitorja e vitit” , njofton Klan Kosova.
Gjatë marrjes së çmimit ajo mbajti edhe në fjalim ku nuk i mbajti dot lotët.
Në fjalim që mbajti ajo tha se ishte tejet e lumtur për këtë çmim, pasi kur të ndaloj së kënduari dhe përformuari, kompozimi i teksteve do të jetë i përhershëm.
Bebe Rexha gets emotional accepting her award for Songwriter of the Year https://t.co/XkjgTsmN4r #Hitmakers pic.twitter.com/6gxhujpRV3
— Variety (@Variety) December 1, 2018