Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë fytyra e preferuar e shumë markave ndërkombëtare.
Ajo ka treguar një simpati të veçantë për përdorimin e produkteve të kozmetikës, ndaj si rrjedhojë ajo është ftuar dhe ka kontratë bashkëpunimi me markën e famshme amerikane të kozmetikës, SinFul Colors.
Teksa reklamon produktet e reja të kësaj firme, në veçanti thonjtë, Bebe Rexha duket se gjen mënyra kreative për ta bërë një gjë të tillë.
Së fundmi në reklamën e re, ajo është shfaqur si një shofere profesionale.
Ajo publikoi në rrjetin social disa fotografi nga kjo reklamë, në njërën prej së cilës reklamonte thonjtë duke mbajtur kaskën motorike në duar.
Artistja shqiptare duket tejet atraktive në një veshje sportive me ngjyra, teksa nuk heziton të vërë në pah linjat e saj trupore.
“Të jetosh në korsinë e shpejtë, Koleksioni i ri i shpejtë Bliss Fast & Fierce që krijova me SinFulColors është i disponueshëm tani. Dopjo hijet e kuqe dhe livando qershi që thahen në një minutë”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografisë.
Përveç biznesit që po zhvillon si figurë publike, Bebe Rexha shumë shpejt do të publikojë edhe këngë të reja, të cilat janë pjesë e albumit të saj të dytë.