Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, u ka treguar të gjithë ndjekësve të saj në “Instagram” se si të gatuajnë fërgesë shqiptare.
30-vjeçarja ka treguar gjithmonë se di të gatuaj shumë mirë, por nuk e kishim parë të gatuante një pjatë tipike shqiptare, transmeton Shekulli.
Këtë herë Bebe ka zgjedhur të gatuaj fërgesë, duke demonstruar edhe në rrjetin social “Instagram”, ingredientët dhe hapat që duhen ndjekur për ta përfunduar pjatën.
“Kjo është një pjatë shqiptare, quhet speca me gjizë ose me djathë, si të doni. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak bukë, ta prisni, merr pak nga gjiza dhe specat dhe vendoseni mbi të. Po ju them, kjo është gjëja më e mirë që do hani në jetën tuaj. Më besoni”, dëgjohet të thotë këngëtarja me famë botërore, teksa në fund jep edhe recetën.