Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj të fundit me David Guettan dhe J Balvin.
Kënga “Say my name” është shndërruar në hit, dhe është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e muzikës së saj.
Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan çdo ditë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka udhëtuar në Londër për shfaqjet e saj të radhës.
Ajo ndodhet atje bashkë me babanë e saj, Flamurin, me të cilin këngëtarja është shumë e lidhur.
“Babi erdhi në Mbretërinë e bashkuar”, shkruan ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive.
Këngëtarja ndërkohë kishte treguar edhe më parë në një status se babai i saj kishte sakrifikuar shumë për të, dhe se do të bënte çmos për t’ia shpërblyer mundin atij.
Bebe Rexha është e lindur nga prindërit shqiptarë Flamur dhe Bukie Rexha, të cilët u shpërngulën shumë të rinj në ShBa, nga Dibra e Maqedonisë.