“Bechtel Enka” ka marrë 327 milionë €, sivjet edhe 200 milionë

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 21:11 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka treguar se deri në ditën e fundit të vitit të kaluar, për autostradën “Arbër Xhaferi” “Bechtel Enkas” i janë paguar 327 milionë euro.

Në emisionin “Puls” të KTV-së, Zharku ka treguar se sivjet janë paraparë edhe 130 milionë euro nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe 70 milionë të tjera nga mjetet e AKP-së.

Zharku ka thënë se deri në fund të vitit 2017 rruga do jetë e përfunduar deri në Doganaj të Kaçanikut.

“Kjo autostradë duhet të përfundohet në janar të vitit 2018, por pasi nuk i kemi parat jemi duke biseduar me ‘Bechtel Enka-n’ të shtyhen punimet edhe për 6 muaj por pa penalizime. Edhe pse do të ketë pak penalizime”, ka shtuar ai.

Ndërsa sa i përket autostradës “Ibrahim Rugova” është caktuar traseja e cila do të kalojë për Merdar, ndërsa deri në fund të vitit, Zharku ka thënë se do të nënshkruhet kontrata me Bankën Evropiane për zhvillim për financimin e 22 kilometrave të kësaj autostrade.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme