David Beckham e ka shënjestruar Edinson Cavanin si një prej emrave që e dëshiron te Inter Miami.
Sulmuesi uruguaian është në vitin e fundit të kontratës së tij te Paris Saint-Germaini, ndërsa qëndrimi i tij te kampioni francez është në dyshim.
Përkundër se është golashënuesi më i mirë i PSG-së, 32-vjeçari pritet të largohet pasi t’i skadojë kontrata.
Gazzetta dello Sport raporton se Amerika mund të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi po kërkohet nga Beckham.
Miami që do të hyjë në MLS në vitin e ardhshëm e kati gati kontratën trevjeçare për Cavanin, pasi ta përfundojë qëndrimin te PSG.