David Beckham është një tifoz i madh i Botërorit dhe së fundmi ka bëër edhe një parashikim për fatin e “Russia 2018”.
Beckham ka parashikuar në finalen e këtij Botërori kombëtaren e tij Anglinë dhe kombëtaren e Lionel Messit, Argjentinën.
“Besoj se Argjentina do të luajë në finale kundër Anglisë”, tha Beckham.
“Është e qartë dëshira ime që Anglia të dal fituese ne Rusi, pas pasionit që kam për vendin tim”, vazhdoi ai.
“Jam shumë i lumtur që fituam ndeshjen e parë të grupit. Anglia është një skuadër shumë e re, ata nuk kanë shumë eksperiencë dhe rruga e Botërorit do të bëhet edhe më e vështirë pasi ka shumë skuadra me kualitet në këtë kompeticion”, shtoi më pas anglezi.