Bedri Hamza: Çmimet u rritën e rryma u shtrenjtua, por pagat mbetën të njëjta

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 22:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë Kosovës.

Ai ka thënë se çmimet janë rritur e rryma është shtrenjtuar, por pagat kanë mbetur të njëjta.

Hamza, duke premtuar rritje pagash për 50%, ka thënë se do ta ndryshojë këtë gjendje.

“Çmimet u rritën. Rryma u shtrenjtua. Pagat mbetën të njëjta.

Si anekënd Kosovës, pasojat po i ndjejnë edhe qytetarët e Fushë Kosovës.

Mirëqenia arrihet me politika të përgjegjshme dhe me një qeveri që punon.

Bashkë. Përpara”, ka shkruar ai.

Të ngjashme