Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë gjithçka do të jetë në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë.
Hamza ka thënë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe produkteve të saj, do të mbështesë modernizimin e teknologjisë së prodhimit.
“Qëllimi jonë është që bizneset të krijojnë vende të punës, për shkak të punës së njerëzve, punësohen rinia, rrinë në Kosovë, shohin perspektivën në Kosovë dhe kur ju fitoni shumë, ju rritni edhe në sektorin privat. Për shkak se e kemi qëllim edhe sektorin privat, po nga sektori privat i përkrah edhe me i ndihmu, edhe punonjësit në sektorin privat, sepse jeni kontribues më i madh në ekonominë, po jeni edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë. Prandaj, sigurisht se do të jeni partneri juaj, përkrahës, shteti do të jetë në krye të juaj është vet, edhe përmes subvencioneve dhe granteve kur ju keni nevojë për ndërru teknologjinë e prodhimit”, ka deklaruar Hamza.