Bedri Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës në Mitrovicë, u lajmërua nga vetë komuna në polici

Prishtinë | 08 Sht 2025 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka shkarkuar ditë më parë Fahri Jasharin, Drejtorin e Kulturës në Komunën e Mitrovicës.

“Jepi Zë” ka mësuar se Zyra Ligjore e Komunës së Mitrovicës e ka paraqitur rastin e tij si dyshim i keqpërdorimit me detyrën zyrtare para organeve të drejtësisë.

Shkarkimin e Jasharit e ka konfirmuar edhe Komuna e Mitrovicës.

“Kryetari Bedri Hamza e ka shkarkuar z. Fahri Jashari javën e kaluar nga pozita e Drejtorit të Kulturës”, ka konfirmuar Komuna e Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera.

“Jepi Zë” e ka konfirmuar nga burime brenda organeve të drejtësisë që rasti është hapur nga vetë Komuna e Mitrovicës dhe është parandaluar dëmtimi i buxhetit të Komunës.

Të ngjashme