Kandidati për Kryetar Komune nga radhët e PDK, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën e betonit “Feis-Com” në kuadër të fushatës së tij zgjedhore.
Ai tha se u njoftua nga afër me punën që po bëhet në fabrikën e cila përpos betonit prodhon edhe material ndërtimor.
Hamza u shpreh se në qeverisjen e tij asnjëherë s’do mundojë përkrahja për kompanitë mitrovicase.
Postimi i plotë:
“Isha për vizitë në fabrikën e betonit dhe të materialit ndërtimor “Feis-Com”, ku pashë nga afër punën që po bëjnë. Në qeverisjen time, asnjëherë nuk do u mungojë përkrahja kompanive të Mitrovicës.
Ne do ta finalizojmë dhe funksionalizojmë Zonën e Lirë Ekonomike, si dhe do ta kompletojmë tërësisht infrastrukturën e saj. Bashkë për Mitrovicën!”