25-vjeçari brazilian, Philippe Coutinho, është rikthyer te Liverpooli, për t’i përshëndetur ish-shokët e skuadrës.
Coutinho këtë afat kalimtar për 160 milionë euro, i është bashkuar Barcelonës, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit katalan.
Mesfushori brazilian, sipas “DailyMail”, sot ka qëndruar në qendrën stërvitore te Liverpoolit, për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës.