​Tri skuadra të interesuara për Coutinhon

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Leicester, Inter dhe Milani e dëshirojnë mesfushorin brazilian.

Mesfushori brazilian me tipare ofensive Philippe Coutinho pritet të largohet këtë verë nga gjiganti katalunas Barcelona, raporton “Sport”.

Ylli brazilian do të takohet me klubet si Leicester, Inter dhe Milan për të diskutuar për të ardhmen e tij, ku dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.

Leicester City është një nga skuadrat favorite për ta transferuar 29 vjeçarin, pasi që ky i fundit preferon një rikthim të mundshëm në Premier Ligën angleze.

Sezonin e kaluar, Coutinho ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar tre gola dhe dy asistime për skuadrën e Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme