Befason Guardiola, ishim shumë të mirë në Anfield

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 17:35 | Nga

Liverpooli e dominoi Cityn në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 3-0, por pas dy dite trajneri i Cityt thotë se ata kanë reflektuar dhe se në Liverpool bën një ndeshje të mirë

Pep Guardiola ka treguar se skuadra e tij ka luajtur mirë në Liverpool, pavarësisht rezultatit 3-0.

City, nesër mund të kurorëzohet me titull të kampionit në Premier Ligë nëse mposht në derbi Man Utd, por ai ka gjetur kohë të flet edhe për debaklin që përjetoi në Anfield në ndeshjen e parë të çerekfinales se Ligës së Kampionëve.

“E kam rishikuar ndeshjen kundër Liverpool dhe mund të them se me ka pëlqyer mënyra si kemi luajtur. 15-20 minutat e fundit të pjesë së parë ishin më të mirë për ne”, tha ai.

“Në 25 minutat të pjesës së dytë ne po ashtu luajtëm shumë mirë. Pra ishte një lojë shumë e mirë. Luajtëm me personalitet të lartë. Jam shumë krenar për këtë. E di që është vështirë të fitosh në Anfield, të cilët kanë pesë Liga të Kampionëve të fituara, kështu që të luash në shtëpinë e tyre është shumë, shumë e vështirë”, ka thënë strategu katalunas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme