Ekonomia Online
FUNDIT

Befason Guardiola: Në shtator ia uron titullin Liverpoolit

Befason Guardiola: Në shtator ia uron titullin Liverpoolit

Kampioni në fuqi anglez, Manchester City, është befasuar nga skuadra që këtë vit u rikthye në Premier Ligë, Norwich City. Në ndeshjen e zhvilluar dje (e shtunë) në ‘Carrow Road’, Norwich City shënoi fitore 3-2 ndaj Manchester Cityt, duke ia shkaktuar kështu edhe humbjen e parë ‘Qytetarëve’. Pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, […]

Kampioni në fuqi anglez, Manchester City, është befasuar nga skuadra që këtë vit u rikthye në Premier Ligë, Norwich City.

Në ndeshjen e zhvilluar dje (e shtunë) në ‘Carrow Road’, Norwich City shënoi fitore 3-2 ndaj Manchester Cityt, duke ia shkaktuar kështu edhe humbjen e parë ‘Qytetarëve’.

Pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, befasoi të gjithë duke ia uruar titullin e kampionit rivalit të tyre, Liverpoolit.

“Jemi në shtator… a do ta bëjmë këtë? Në rregull atëherë: Urime Liverpool, ju jeni kampion”, tha me sarkazëm trajneri spanjoll.

Tutje, Pep Guardiola tha se do të rimarrin veten dhe të shohin ndeshjet e ardhshme.

Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 10 pikë, me 5 pikë më pak se Liverpooli.

“Congratulations Liverpool, you are the champions!” ?

A sarcastic Pep Guardiola insists @ManCity’s quest for a third consecutive Premier League title is far from over… ?‍♂️ pic.twitter.com/q4UMpNqPnW

— Hayters TV (@HaytersTV) September 14, 2019

Të ngjashme