Shaqiri nuk gjente hapësire të kënaqshme në Bayern, mirëpo me këtë skuadër në vitin 2013 e kishte fituar tripletën – Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë
Edhe pse nuk gjente hapësirë të mjaftueshme për të luajtur gjatë kohës kur ishte futbollist i Bayern Munchenit – për çka edhe ishte larguar nga gjiganti gjerman – Xherdan Shaqiri shpreh respekt dhe dashuri për klubin bavarez.
Ai sonte pritet të luajë me Liverpoolin kundër ish skuadrës së tij në “Anfield” në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ylli kosovar po e mirëpret takimin me ish shokët e skuadrës, derisa nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te klubi më i madh gjerman në një të ardhme.
“Pse jo, mund të kthehem një ditë te Bayerni, sepse e kam gjithmonë në zemër. Do të ishte një sfidë interesante dhe emocionuese për mua”, ka deklaruar Shaqiri para përballjes së madhe e cila zhvillohet sonte prej orës 21:00.
Shaqiri nuk gjente hapësire të kënaqshme në Bayern, mirëpo me këtë skuadër në vitin 2013 e kishte fituar tripletën – Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Ndërkohë, ishte larguar nga Gjermania duke u transferuar në Inter. Por, as në Itali nuk e kishte gjetur veten dhe kishte shkuar në Sotke City në Premierligë ku kishte rilindur. Paraqitjet e shkëlqyeshme me këtë skuadër e kishte shtyrë Liverpoolin ta transferojë në radhët e veta ku Shaqiri tashmë ka fituar respekt të madh.